Gjatë prezantimit, një burrë u ngjit në skenë dhe sulmoi fizikisht gjinekologun **William Burke**, duke e akuzuar publikisht se shtatë vjet më parë kishte abuzuar seksualisht me bashkëshorten e tij gjatë një kontrolli gjinekologjik në Nju Jork.
“**Shtatë vjet e kam pritur këtë moment. Shtatë vjet. Gruaja ime vuan. Ti e di çfarë ke bërë**”, dëgjohet duke bërtitur burri, teksa e godet mjekun me shuplaka.
Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktuan reagime të shumta. Disa nga të pranishmit ndërhynë për të ndalur përplasjen, ndërsa konferenca u ndërpre përkohësisht.
Megjithatë, akuzat e ngritura nga burri gjatë incidentit **nuk përbëjnë një fakt të provuar gjyqësisht**. Sipas informacioneve publike, nuk është bërë e ditur një vendim përfundimtar gjykate që t’i konfirmojë ose t’i rrëzojë këto pretendime.
Be First to Comment