Skip to content

Smolica ka treguar se e njeh familjen Hila prej shumë vitesh dhe ka ndarë një kujtim personal nga periudha kur ishte vetëm 14 vjeçe.

Sipas saj, gjatë kohës kur ishte pjesë e spektaklit “Këngët e Shekullit”, ajo kishte qëndruar për rreth katër muaj në shtëpinë e familjes Hila.

Pikërisht nga kjo periudhë, Smolica thotë se ruan kujtime të mira për Klaudian dhe mënyrën se si ajo ishte sjellë me të.

“Prandaj sot, kur po shoh gjithë këtë që po ndodh, nuk mund të mos flas për gruan që unë kam njohur vetë. Klaudia, unë nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë”, ka shkruar Smolica.

Në reagimin e saj, këngëtarja ka zgjedhur të përqendrohet te përvoja personale me Klaudia Hilën dhe jo te pretendimet që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Smolica ka shprehur gjithashtu mbështetje për vajzat e familjes Hila, duke theksuar se ato nuk duhet të përballen me gjykime apo pasoja publike për veprime që nuk lidhen me to.

Sipas saj, familjarët, e në veçanti fëmijët, nuk duhet të mbajnë mbi vete peshën e situatave që lidhen me persona të tjerë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *