Skip to content

“Kam një situatë shumë të lezetshme, e mora me sportivitet. Isha për një dasmë, organizohej në drekë. U çova që në mëngjes, ishte një verë, shkova në parukeri, vesha një fustan, u bëra bukur dhe shkoj në dasëm. Ishte afër aeroportit, mbërrij atje.

Shoh muzikantët, ambientin dhe njerëzit. Pyes muzikantët, jeni të sigurt që unë jam në këtë dasëm? Ishte një drejtues i dasmës, regjisor i dasmës, nga familja, që u thonte këtyre që kërcenin si t’i urdhëronte: Çohu ti, ulu, ti tjetri çohu!

Pas 10 minutash sërish: Çohu ti! Dhe unë u çova, u thashë muzikantëve që po dal pak përjashta, mora makinën dhe u largova, kaq ishte dasma”, tha Fara.

Dritat janë ndezur, kamerat janë gati për të nxjerrë në ekranin e Top Channel programin që të gjithë e prisni…

“Live me Luizin” nisi sonte në orën 21:00. Nuk kishte si të fillonte ndryshe ky program, por pikërisht me humorin që e karakterizon Luiz Ejllin.

“Mezi e kam pritur këtë ditë dhe t’u jap përgjigje pyetjes: “Sa do ta ketë rrogën Luizi?”. Nuk e di, e di Kiara, se ajo u bë sebep që jam këtu. Më tha: “Je papunë, gjej një punë normale. Lëre humorin, por dil në mëngjes dhe eja në darkë”. Thashë: po filloj punë”, tha me humor Luiz Ejlli, ndërsa nisi me prezantimin e të ftuarës së parë, Alketa Vejsiu.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *