i cili ditët e fundit është përfshirë në një skandal me video erotike me disa personazhe të njohur të showbizzit.
Në një postim në rrjete sociale, këngëtarja tregon se ishte vetëm 14 vjeçe kur qëndroi për rreth katër muaj në shtëpinë e familjes Hila gjatë pjesëmarrjes në “Këngët e Shekullit”.
Ajo rrëfen se në atë periudhë, larg prindërve të saj, Klaudia Hila e kishte pritur si një anëtare të familjes bashkë me vajzat, duke e mbështetur.
“Disa gjëra nuk harrohen. Klaudia Hila më mbajti pas vetes si vajzën e saj. Shkoja me të çdo mëngjes në Teatrin e Kukullave, në punën e saj. Jetoja me familjen e saj, haja në tryezën e tyre nga duart e saj dhe flija në një dhomë me vajzat e saj. Në një moshë kur kisha më shumë nevojë për siguri, ajo më dha pikërisht atë.”, shkruan këngëtarja.
Duke iu referuar skandalit të kompozitorit, këngëtarja nga Kosova shprehet se nuk mund të qëndronte pa folur për Klaudia Hilën, të cilën e ka njohur nga afër gjatë asaj periudhe.
“Prandaj sot, kur po shoh gjithë këtë që po ndodh, nuk mund të mos flas për gruan që unë kam njohur vetë. Klaudia, unë nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë”, ka shkruar Smolica.
Më pas shton:
“Meryl e Ketlin nuk duhet të mbajnë mbi vete peshën, turpin apo gjykimin e veprimeve të askujt tjetër. ”
REAGIMI I PLOTE:
Ca fjalë për Klaudian, Meryl dhe Ketlin. Familjen Hila e kam njohur që në kohën e “Gjeniut të Vogël”, por edhe më afër gjatë eksperiencës në “Këngën e Shekullit”. Kur pranova ftesën për spektaklin “Këngët e Shekullit” isha vetëm 14 vjeç, larg prindërve dhe familjes time, kur për katër muaj qëndrova në shtëpinë e familjes Hila. Dhe disa gjëra nuk harrohen. Klaudia Hila më mbajti pas vetes si vajzën e saj. Shkoja me të çdo mëngjes në Teatrin e Kukullave, në punën e saj. Jetoja me familjen e saj, haja në tryezën e tyre nga duart e saj dhe flija në një dhomë me vajzat e saj. Në një moshë kur kisha më shumë nevojë për siguri, ajo më dha pikërisht atë.
Prandaj sot, kur po shoh gjithë këtë që po ndodh, nuk mund të mos flas për gruan që unë kam njohur vetë. Klaudia, unë nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë. Ti ndoshta më kujton ende si vajzën e vogël 14-vjeçare që dikur erdhi në shtëpinë tënde. Por ajo vajzë sot është rritur dhe ende e mban mend me mirënjohje gruan që e bëri të ndihej e sigurt larg shtëpisë. Ti je një grua dhe një nënë burrneshë. Meryl e Ketlin nuk duhet të mbajnë mbi vete peshën, turpin apo gjykimin e veprimeve të askujt tjetër. Klaudia, në këto ditë të vështira, dua vetëm tëtë them: mos harro kush je dhe mos harro sa njerëz e dinë kush ke qenë dhe je për ta. Unë jam një prej tyre. Të kam njohur atëherë. Nuk të harroj sot.
Të uroj forcë. Të uroj dinjitet. Të uroj të gjesh brenda vetes atë grua të fortë që unë e kam njohur atëherë dhe që, besoj, ke qenë gjithmonë. Me dashuri Vesa.



Be First to Comment