Skip to content

Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku një motor u përplas me një monopatinë elektrike. Përplasja ishte tepër e fortë.

34-vjeçari Arditi, i cili drejtonte motorin, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, Marigleni, që udhëtonte me monopatinë elektrike, u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, 36-vjeçari ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Kështu, bilanci i aksidentit tragjik shkoi në dy viktima.

Lajmi për vdekjen e dy miqve ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit dhe komuniteti shqiptar në Greqi.

Ndërkohë, autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *