Skip to content

Në reagimin e saj, këngëtarja pretendon se Hila i kishte thënë se ishte i divorcuar nga bashkëshortja e tij, Klaudia. Ajo shprehet se situata ka sjellë pasoja të rënda në jetën e saj dhe në marrëdhënien me familjen.

“Të bësh një vajzë që të mos e shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të ikë nga shtëpia e të humbasë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, ‘dinjitetin’, ky është KRIM”, shkruan Matraku.

Më tej, ajo i drejtohet drejtpërdrejt Hilës dhe përmend pretendimin që, sipas saj, ai i kishte bërë për martesën e tij.

“Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal. Do t’i lë në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, o Zot, lotët e çdo fëmije, lotët e nënës time, të Klaudias, për të cilën thoje ‘jam i divorcuar’, lotët e vajzave të tua”, shprehet ajo.

Matraku ka reaguar edhe ndaj çdo pretendimi se marrëdhënia me Hilën mund të ketë qenë e lidhur me karrierën e saj muzikore. Ajo mohon se ka përfituar projekte apo këngë në këmbim të marrëdhënies dhe thotë se ka paguar për punën profesionale.

“Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtarja e studios tënde, unë të kam paguar me gjak për çdo këngë e projekt”, shkruan këngëtarja.

Ajo tregon gjithashtu se për të përballuar jetesën ka punuar në disa vende, ndërsa pretendon se publikimi i materialeve ka dëmtuar rëndë imazhin dhe karrierën e saj.

“Imazhi im është përdhosur dhe unë nuk kam sy e faqe të dal para asnjë individi, para asnjë familjari e para askujt”, shprehet Matraku.

Në fund, ajo kërkon kohë për të marrë veten dhe paralajmëron se mund t’u drejtohet autoriteteve për personat përgjegjës për publikimin dhe shpërndarjen e materialeve.

“Më lini vetëm pak sa të marr veten, për të raportuar apo proceduar. Ndjesë, situata është tragjike”, përfundon ajo.

Pretendimet e bëra nga Blerina Matraku janë deklarata të saj dhe, deri tani, nuk janë shoqëruar me një reagim publik nga Adrian Hila për këto akuza konkrete.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *