Aktori Irgen Çela ka reaguar paraditen e sotme përmes një video-mesazhi duke theksuar se qëllimi i pjesës së djeshme të Portokallisë, ishte ironizimin i personave që shfrytëzojnë protestën për vëmendje ose për interesa personale.
“Pjesa e djeshme në “Portokalli” ishte për ata njerëz që dalin për të rritur numrin e followersave në Instagram, jo për ata që kërkojnë shërbime më të mira!” thekson Cela në reagimin e tij.
Edhe pse u përpoq për të sqaruar se pjesa e djeshme e aktrimit nuk kishte për qëllim të nënçmonte protestën apo të tallej me organizimin e qytetarëve, Cela është përballur me goxha kritika në rrjet, në mesin e të cilave bie më së shumti në sy ajo e Florjan Binaj.
Dikur partneri i tij në skenë, “dy policët” e famshëm, me të cilët secili prej nesh është rritur me humorin e tyre, Binaj, i njohur për përkrahjen që i ka dhënë protestës qytetare, ka shprehur keqardhje për aktrimin e djeshëm.
“Do duhej të ishte ashtu siç the vllai im, por ishte tërësisht e kundërta. Ndjeva shumë keqardhje.” shkruan Binaj.

Be First to Comment