Skip to content

Në reagim theksohet se, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme dhe mbështetjes për protestën që prej ditës së parë,

sulmet ndaj një gazetari për shkak të mendimeve apo qëndrimeve të tij nuk janë të pranueshme.

“Bled Mane më ka vënë shpesh në qendër të sulmeve të pamerituara. Por pavarësisht kësaj, si gazetare s’mund të pranoj që mbi një gazetar të hidhen vezë për shkak të qëndrimeve që ai mban, edhe pse e kam mbështetur protestën që në ditën e parë dhe vijoj ta mbështes”, thuhet në reagim.

Më tej bëhet thirrje për respektimin e mendimit ndryshe dhe për një shoqëri ku, pavarësisht bindjeve, debatet të zhvillohen pa kaluar në akte kundër personave.

“Le të tregojmë se e respektojmë mendimin ndryshe, edhe kur është kundër nesh dhe të punojmë për një vend ku ka vend për të gjitha këndvështrimet, por ku sundon ligji!”, përfundon reagimi.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *