Skip to content

Kryemadhi u shpreh se askush nuk i merr në punë, vetëm sepse janë fëmijët e Ilir Metës. Kryemadhi theksoi se stigma politike po ndikon drejtpërdrejt tek familja e saj.

Sipas saj, fëmijët nuk kanë mundësi të punësohen, pavarësisht aftësive, vetëm për shkak të mbiemrit që mbajnë, ajo shton se frika e përfshirjes në hetime nga SPAK ka bërë që shumë persona të mos bashkëpunojnë me fëmijët e saj.

‘Unë rrugëve jam, pa punë edhe s’më merr asnjëri fëmijët në punë se thonë janë fëmijët e Ilir Metës. Edhe në qoftë se duan të hapin pesë gjëra që të punojnë aty me veten e tyre. Çohen të gjithë mediat e i raportojnë sikur duan të pastrojnë milionat, madje edhe njerëzit kanë frikë të punojnë me ta sepse kane frikë se i vjen SPAK.’-tha Monika Kryemadhi.

Më herët gjate bisedës ajo komentoi edhe gjendjen e ish-presidentit Ilir Meta gjatë seancës gjyqësore të datës 27 prill, duke thënë se ai u shfaq i lodhur dhe i bardhë në fytyrë, për shkak të mungesës së gjumit dhe ekspozimit në diell, por megjithatë në formë të mirë fizike falë stërvitjes së vazhdueshme.

“Nuk e kisha parë Metën që nga 18 marsi dhe në gjyq u shfaq i pagjumë dhe i bardhë, pasi nuk ekspozohet në diell. Ka humbur peshë të dukshme, por falë stërvitjes që nuk e ka ndaluar as në izolim, është në formë fizike të mirë.”-tha Kryemadhi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *