Gjatë rrëfimit, Tozaj tha se ndihet i detyruar ta falënderojë publikisht Ejllin, pasi pretendon se ai ishte i vetmi person që iu gjend pranë atë natë.
“Kam një detyrim moral që realisht e falënderoj. I vetmi njeri që më është gjendur në ditën time më të vështirë, kur më hodhën për të vdekur, i vetmi! Asnjë nuk pati guximin të vinte. Luiz Ejlli ka qenë i vetmi që erdhi në mes të natës”, u shpreh Tozaj.
Tozaj nuk dha detaje të tjera rreth ngjarjes së cilës iu referua me shprehjen “kur më hodhën për të vdekur”, por theksoi se në atë moment nuk ishte i vetëm falë ndërhyrjes së Luiz Ejllit.
Rrëfimi vjen në një periudhë kur Tozaj është rikthyer në vëmendjen e publikut për deklaratat dhe publikimet e tij të fundit, ndërsa Ejlli vijon të jetë një nga personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar.
Be First to Comment