Skip to content

Në fotografitë e publikuara, Shpati shfaqet pranë të birit,

 ndërsa Selvija ka rrëfyer dhimbjen që përjeton teksa sheh Roelin të rritet pa praninë e të atit.

“Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij… por nuk ndryshohet dot caktimi i të Madhit Allah!”, shkruan ajo.

Selvija tregon se një nga dhimbjet më të mëdha për të është fakti që Roeli do të rritet pa babanë e tij, por premton se do ta mbajë gjithmonë të gjallë kujtimin e Shpatit në jetën e të birit.

“Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa babain që nuk kalon asnjë ditë pa mos e kërkuar… por unë do ta mbaj Shpatin gjallë në çdo kujtim e histori që do t’i tregoj. Do t’i flas për dashurinë e madhe dhe krenarinë që Shpati do të kishte për të”, shprehet ajo.

Në fund, Selvija ndan edhe një mesazh të ndjerë për lidhjen e përjetshme mes babait dhe djalit.

“Dua të besoj se, sa herë Roeli buzëqesh, Shpati buzëqesh bashkë me të… diku atje lart. Dashuria për të nuk do të zbehet kurrë; do të jetojë në zemrën e Roelit, në çdo ëndërr, buzëqeshje dhe hap të tij”, shkruan ajo.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *