Skip to content

E ftuar në studio ishte Albërie Hadërgjonaj, tezja e Beatrixës. Gjatë bisedës, Luizi tentoi të kontaktonte drejtpërdrejt ish-banoren e “Big Brother VIP Albania 1”, por ajo nuk iu përgjigj telefonatës.

Më pas, Albëria telefonoi motrën e saj, Antigona Ramosaj, nënën e Beatrixës, me të cilën moderatori zhvilloi një bisedë.

“Antigon, dua të të them vetëm dy gjëra. E para, ku mund ta gjejmë Beatrixën?”, e pyeti Luizi.

“Beatrixa është në Miami për momentin, po merret me disa projekte. I ka bërë shumë mirë Amerika”, iu përgjigj Antigona.

Gjatë telefonatës, Luizi rikujtoi edhe batutën që kishte bërë më herët, ku kishte përmendur Beatrixën dhe bashkëshorten e tij, Kiara Titon.

“Unë kam bërë një batutë me Beatrixën, ku ka përmendur edhe Kiarën time. ‘E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixi’. Nëse është mërzitur, sinqerisht i kërkoj falje”, u shpreh ai.

Luizi vijoi duke folur me vlerësim për këngëtaren dhe duke i kërkuar nënës së saj t’i përcillte një përqafim.

“Të duam shumë. Je shumë vajzë e mirë. A mundesh që kur të vijë nga Miami, t’i japësh Beatrixës një përqafim të madh nga unë dhe Kiara?”, tha moderatori.

Por, ky nuk ka qenë reagimi i vetëm që Luiz Ejlli ka bërë bdaj Beatrix Ramosajt. Madje, reagimi i parë i Luizit daton rreth 5 vite më parë, kur këngëtarja ishte pjesë e Big Brother VIP Albania 1.

Asokohe, Luizi ishte aktiv në rrjetet sociale dhe po komentonte banorët aktualë, mes tyre edhe Beatrix Ramosajn, për të cilën shkroi:

“Do e shtyjne deri sa Beatrix te mesoje abetaren.” referuar mbylljes së spektaklit.

Pavarësisht deklaratave të vjetra, Luizi i ka kërkuar falje publike Beatriksës, duke lënë pas kêtë kapitull.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *