Skip to content

Përmes një postimi në Instagram, Luizi ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si u trajtuan qytetarët gjatë protestës, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për institucionet shtetërore.

“Një shtet matet nga mënyra se si i trajton njerëzit kur ata nuk pajtohen me të. Populli nuk duhet të ketë frikë nga ata që paguhen për ta mbrojtur”, shkruan këngëtari.

Artisti është ndalur veçanërisht te studentët dhe të rinjtë që protestojnë për kushtet në universitete dhe për mundësitë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“Nuk ka britmë më të dhimbshme sesa ajo e një studenti që kërkon drejtësi dhe përfundon duke kërkuar mëshirë”, shprehet ai në një tjetër pjesë të reagimit.

Mesazhi i Luizit vjen pas raportimeve për incidentet gjatë protestës, ku pati përplasje me policinë dhe persona të lënduar. Vëmendje të veçantë morën edhe pamjet e një 19-vjeçari të dëmtuar.

Sipas raportimeve, pas ngjarjes Policia e Shtetit njoftoi pezullimin e pesë zyrtarëve dhe nisjen e verifikimeve për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Në fund të reagimit të tij, këngëtari ka përcjellë edhe një mesazh solidariteti për të lënduarit dhe familjet e tyre.

“Lutem Zotit që t’i japë forcë atyre që sot po qajnë, t’u shërohen plagët atyre që janë lënduar dhe të mos lejojë që dhimbja e tyre të harrohet nesër”, përfundon Luizi.

Reagimi i tij i shtohet diskutimeve publike pas protestës, ku në qendër të vëmendjes janë përdorimi i forcës nga policia dhe e drejta e qytetarëve për të protestuar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *