Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova” ishin të pranishëm në inaugurimin e GUESS MAN në Albi Mall, ku dhanë një intervistë për Prive By LS.
Gjatë bisedës, çifti tregoi se po shijon ditët e para të martesës dhe se dasma kishte qenë një përvojë shumë e bukur për të dy.
Megjithatë, një nga temat që tërhoqi vëmendjen ishte edhe veshja e Benitës, e cila u komentua gjerësisht në rrjetet sociale për shkak të ngjyrës së fustanit që kishte zgjedhur për ceremoninë.
Madje, në rrjet nuk munguan as aludimet se zgjedhja e saj mund të kishte krijuar pakënaqësi te nusja, duke nxitur diskutime mes ndjekësve.
E pyetur për këtë çështje, Aurora zgjodhi të mos përfshihej në polemika. Ajo falënderoi të gjithë të ftuarit që kishin qenë pjesë e dasmës, përfshirë edhe Benitën, ndërsa u shpreh shkurtimisht: “Jemi kënaqur tepër shumë”.
Me këtë përgjigje, Aurora la të kuptohej se komentet për veshjen e Benitës nuk ia kishin zbehur kënaqësinë e ditës së dasmës, megjithëse preferoi të mos jepte sqarime të tjera.
Ndërkohë, Kushtrimi dhe Aurora folën edhe për planet e tyre pas martesës, duke treguar se për muajin e mjaltit do të dëshironin të zgjidhnin një destinacion të ngrohtë.
Be First to Comment