për t’u dhënë një leksion të vyer mirësjelljeje studentëve protestues.
Sipas ministres, të protestosh është e drejtë (që ta kemi të qartë, e drejtë abstrakte,
nga ato që duken bukur në letër), por ama dhuna dhe dëmtimi i pronës po na shkatërrojnë diçka tejet të shenjtë: besimin e investitorëve të huaj!
Imagjinoni pak skenën: Një investitor i huaj, me valixhen me miliona euro gati për t’i derdhur në Shqipëri, po shihte lajmet dhe befas thirri me dëshpërim: “O zot! Një kosh plehrash i përmbysur në Tiranë! Nuk investoj më, e anulova resortin me 5 yje!”
Në fakt, ka plotësisht të drejtë ministrja. Si ka mundësi që këta studentë nuk mendojnë për imazhin e Shqipërisë?
Nuk ka rëndësi fare se çfarë i nxori ata studentë në rrugë, tarifat, konviktet pa ngrohje, diplomasuarit pa të ardhme apo diploma që vlen sa një karton pici. Jo, jo! Problemi i vërtetë kombëtar këtu është se po prishet fasada. Po na fshihet shkëlqimi i “shtëpisë sonë të përbashkët”!
Be First to Comment