Skip to content

Kështu e hap shkrimin e saj gazeta e madhe austriake “KURIER”,

e cila zbulon se të hënën kryeministri Edi Rama do të jetë në një vizitë zyrtare në Austri,

duke shënuar kështu një shkëputje nga protestat e Tiranës.

Sipas gazetës, Austria është investitori i gjashtë më i madh i huaj në Shqipëri dhe në vitin 2025, mes dy vendeve u tregtua më shumë se kurrë më parë. Ajo tregon disa nga kompanitë më të mëdha franceze që tashmë operojnë dhe në vendin tonë.

“Për kryeministrin shqiptar, vizita në Vjenë të hënën do të jetë një pushim i mirëpritur nga protestat që prej muajsh ziejnë në vendin e tij. Për më tepër, një vizitë e shkurtër në Austri është gjithmonë si vizita e mirësjelljes te i afërmi i pasur – Austria është investitori i gjashtë më i madh i huaj në vend, në 2025 mes dy vendeve u tregtua më shumë se kurrë më parë.

Kompani si Verbund, Strabag, Raiffeisen Bank, Vienna Insurance Group apo CINEPLEXX janë aktive aty. Vitet e fundit vendi ka lulëzuar edhe si destinacion turistik, edhe për austriakët. Pikërisht për shkak të lidhjeve të tij ekonomike, Austria është një nga mbështetësit më të zëshëm për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, të cilin Shqipëria, kandidate për anëtarësim që prej qershorit 2014, e synon deri në 2030. Në letër, Tirana pas Malit të Zi ka shanset më të mira për këtë.

Ndërsa Edi Rama do të pritet me nderime ushtarake nga kancelari federal Christian Stocker (ÖVP), protestuesit në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit që qeveris prej 13 vitesh. Të ashtuquajturat “Protestat Flamingo”, të cilat fillimisht ishin kundër një projekti të planifikuar turistik luksoz, në të cilin thuhet se është i përfshirë edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë shumimi për flamingot, janë shndërruar në një zjarr masiv kundër qeverisë – fjalë për fjalë,” shkruan gazeta.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *