Mane, i njohur për mbështetje të shprehur ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, këtë herë ka vendosur të kritikojë VIP-at që, sipas tij, po i kthejnë shpinën qeverisë pas një bashkëpunimi të gjatë dhe të frytshëm.
“Pas 13 vjetësh mbështetje nga qeveria për koncerte e aktivitete të tjera, tani ata po distancohen,” thekson gazetari, duke sugjeruar se disa prej këtyre artistëve kanë përfituar nga fushatat elektorale dhe janë bërë investitorë të rëndësishëm.
Akuzat e tij shkojnë edhe më tej, duke përfshirë pretendime për përfitime nga tenderët publikë dhe punësime të familjarëve në administratë, pa dhënë emra konkretë ose prova për këto akuza.
“Dita erdhi kur e shitën padronin e tyre, e shitën partinë dhe sponsorin,” shprehet ai, duke i akuzuar për mosmirënjohje ndaj atyre që i kanë ndihmuar për vite me radhë.
Ky reagim vjen në një kohë kur Shqipëria është përfshirë nga protestat e rinisë dhe studentëve, të cilat kërkojnë ndryshime në qeverisje, duke theksuar çështje si korrupsioni dhe arsimi. Disa figura të njohura të showbizit shqiptar janë bashkuar gjithashtu me protestuesit.
Mane nuk specifikon emrat e artistëve që i referohet, por mesazhi i tij është i qartë: disa nga ata që tani distancohen nga pushteti kanë qenë dikur përfitues të tij. /Prive By LS

Be First to Comment