Sipas burimeve të Vip Magazine, Alaudin Hamiti pritet ta moderojë i vetëm këtë edicion, pas largimit të Jonida Vokshit. Kështu, prezantuesi mund të jetë i vetëm në drejtimin e spektaklit, pa një moderatore në krah.
Ndryshime pritet të ketë edhe në listën e personazheve që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Kosovë. Sipas të njëjtave burime, Akil Varfi dhe Jona Krasniqi janë dy emrat që përfliten si pjesë e banorëve të rinj.
Edhe paneli i opinionistëve mund të ketë një përbërje të re. Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani janë emrat që, sipas informacioneve të publikuara, pritet të komentojnë ngjarjet dhe dinamikat brenda shtëpisë.
Ndërkohë, ndryshime parashikohen edhe për emisionin shoqërues “Big Talk”. Sipas Vip Magazine, moderimin e tij pritet ta marrë Loredana Brati, ndërsa në panelin e opinionistëve mund të jenë Sara Kolami dhe Vlorjan Halili.
Megjithatë, deri në një njoftim zyrtar nga produksioni, këto informacione mbeten raportime nga burime dhe emrat e përmendur nuk janë konfirmuar përfundimisht si pjesë e edicionit të ri.
Be First to Comment