Lista është publikuar nga opinionisti Olti Curri në Instagram dhe ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët po përpiqen të zbulojnë se cilët personazhe mund të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Mes emrave që përmenden janë Fero dhe Vjollca Haxhiu, dy personazhe të njohur për publikun. Në listë shfaqen gjithashtu Fuego, Liki, Antoneta Kuçi dhe disa figura të tjera të botës së showbiz-it dhe rrjeteve sociale.
Publikimi ka nxitur diskutime dhe aludime të shumta, ndërsa fansat po përpiqen të kuptojnë se cilët prej emrave mund të jenë pjesë e kastit të ri.
Megjithatë, deri më tani, produksioni i “Big Brother VIP Kosova 5” nuk ka konfirmuar zyrtarisht asnjë prej emrave të përmendur. Për këtë arsye, lista duhet të konsiderohet si një përmbledhje e emrave që po qarkullojnë në rrjet, dhe jo si lista përfundimtare e banorëve.
Mbetet për t’u parë nëse ndonjëri prej personazheve të përmendur do të bëhet pjesë e këtij edicioni, i cili pritet me interes të madh nga publiku.

Be First to Comment