Për publikun shqiptar, ajo u bë e njohur veçanërisht përmes videoklipit të këngës “Lea” të Alban Skënderajt, publikuar në vitin 2018. Me interpretimin dhe natyrshmërinë e saj, Rinesa i dha jetë personazhit që mbeti në kujtesën e shumë fansave.
Por pas këtij momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik, e reja po përballej me një sfidë të vështirë shëndetësore.
Në maj të vitit 2025, Rinesa kishte bërë të ditur publikisht se ishte diagnostikuar me tumor në tru dhe se i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Pavarësisht vështirësive, ajo kishte shprehur dëshirën për t’u rikthyer në muzikë dhe për të vazhduar rrugëtimin e saj artistik.
Lajmi i ndarjes së saj nga jeta u bë publik më 23 tetor nga familjarët, përmes një mesazhi prekës.
“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë”, shkruan familja, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e të dashurës së tyre.
Përveç pjesëmarrjes në videoklipe, Rinesa kishte ndërtuar një rrugëtim që përfshinte muzikën dhe modelingun. Ajo kishte realizuar gjithashtu një bashkëpunim muzikor me reperin Buta, duke treguar interesin e saj për të eksploruar më tej botën e artit.
Ndarja e saj nga jeta në një moshë kaq të re ka lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe ata që e kujtonin nga ekranet.
Rinesa Qeriqi nuk do të jetë më mes tyre, por për shumë njerëz do të mbetet vajza që i dha jetë “Leas”, personazhit të paharruar të videoklipit të Alban Skënderajt.

Be First to Comment