Skip to content

Përmes një postimi në Instagram, ai ka mohuar se do të bëhet pjesë e spektaklit, duke i cilësuar si dezinformime lajmet që e lidhin me këtë format.

“Shoh ca dezinformime se do jem pjesë e formatit Big Brother të Kosovës. NUK DO TË JEM”, ka shkruar reperi në InstaStory.

Por Fero nuk është ndalur me kaq. Në një tjetër postim, ai u është drejtuar personazheve që po përgatiten të hyjnë në shtëpinë e BBVK, duke bërë një koment ironik ndaj tyre.

“E di që ju banorët jeni bo gati për mu aty. Amo s’un pini kafe me mu leht”, shkruan ai.

Me këtë deklaratë, Fero ka lënë të kuptohet se disa prej konkurrentëve të mundshëm mund të kenë pritur përballjen me të brenda shtëpisë, ndonëse nuk ka përmendur emra konkretë.

Emri i reperit ishte përfshirë në disa lista jozyrtare me personazhet e përfolur për sezonin e ri, por ai ka zgjedhur t’i mohojë publikisht këto raportime vetëm tri ditë përpara premierës.

Ndërkohë, “Big Brother VIP Kosova 5” pritet të nisë të premten, më 30 tetor, ndërsa lista e plotë e banorëve që do të marrin pjesë në këtë edicion ende nuk është bërë publike.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *