Megjithatë, sipas studiuesve, ka një shpjegim, pasi në këtë mënyrë mund të hyjë drita nga llambat e rrugës, duke ndërhyrë kështu në ciklin natyror të gjumit. Si pasojë, gjumi i pamjaftueshëm dëmton si zemrën, ashtu edhe organet e tjera.
“Studimi ynë sugjeron se nivelet më të larta të ekspozimit ndaj dritës artificiale gjatë natës mund të jenë një faktor rreziku për sëmundje kardiovaskulare. Prandaj, ne u këshillojmë njerëzve që jetojnë në mjedise urbane të ulin këtë ekspozim,” thekson Dr. Jain-Bing Wang, specialist i shëndetit publik dhe hulumtues i studimit.
Për të hetuar ndikimin e dritës artificiale në funksionin e zemrës, në studim morën studiuan 28,300 persona nga qyteti-port Ningbo në Kinë. Pjesëmarrësit nuk kishin histori sëmundjesh kardiovaskulare.
Çdo pjesëmarrës u ndoq për gjashtë vjet – nga viti 2015 deri në 2021 – me shkencëtarët që regjistruan raste goditjesh në tru ose sëmundjesh të tjera të ngjashme përmes të dhënave mjekësore nga spitalet. Në total, u identifikuan 1,278 raste, nga të cilat 900 ishin goditje në tru.
Duke vlerësuar ndotjen e dritës që i korrespondonte secilit pacient, për qëllimet e analizës, ata përdorën imazhe satelitore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Be First to Comment