Ministrja Klodiana Spahiu bëri të ditur se ndërhyrja kishte përfunduar me sukses, ndërsa mjeku italian, profesori Stanislao Rizzo, e cilësoi operacionin mjaft të ndërlikuar.
Për shkak të pozicionit të plumbit pranë strukturave kraniale, 28-vjeçari rrezikonte dëmtime të rënda neurologjike, komplikacione në tru, si dhe dëmtimin e syrit tjetër.
Fatmirësisht, mjekët arritën të ruanin strukturën e syrit. Në ditët në vijim, Vishkulli do t’u nënshtrohet vlerësimeve të tjera mjekësore për të përcaktuar nëse do të jetë i mundur rikuperimi i plotë i shikimit.
Be First to Comment