ndërsa nga dhjetori 2020 deri në prill 2021 ushtroi detyrën e drejtores së AKI-së.
Më pas, sipas raportimeve, ajo u shkarkua nga posti i zëvendësdrejtores nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Në njoftimin e atëhershëm, Hyseni u paralajmërua të ruante informacionet e klasifikuara që kishte marrë gjatë punës në AKI, pasi shkelja e këtij detyrimi mund të përbënte vepër penale.
Tre muaj pas largimit nga AKI, Hyseni u emërua këshilltare për sigurinë kombëtare e kryeministrit Edi Rama, detyrë që e mbajti nga shtatori 2021 deri në prill 2023. Më vonë ajo mori drejtimin e SHISH-it. Ndërkohë, masa e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj saj nga SPAK lidhet me hetimet për dosjen AKSHI dhe raportohet se ende nuk është ekzekutuar, pasi Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë./ syri.tv
Be First to Comment