Skip to content

Artisti është prezantuar gjatë spektaklit të parë të sezonit, duke u bërë një nga konkurrentët që do të garojnë për çmimin e madh.

Hyrja e tij vjen pas një nisjeje të pazakontë të këtij edicioni, pasi produksioni vendosi që tre banorët e parë të futeshin në shtëpi që mbrëmjen e 29 tetorit, plot 24 orë përpara premierës zyrtare.

Mes tyre ishin Antoneta Koçi, ish-konkurrente e “Big Brother VIP Albania 2”, reperi Nichi dhe regjisorja Arlinda Morina.

Ndërkohë, spektakli i sotëm ka nisur me prezantimin e konkurrentëve të tjerë, të cilët do të jetojnë së bashku dhe do të përballen me sfidat e lojës gjatë javëve në vijim.

Me hyrjen e Bejtës, listës së banorëve të këtij edicioni i shtohet edhe një tjetër emër nga industria muzikore, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të përshtatet ai me dinamikat e shtëpisë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *