Teksa po fliste për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Kosovë, Hamiti është ndërprerë disa herë gjatë fjalës, duke e pasur të vështirë të përfundonte fjalinë.
Momenti ndodhi kur moderatori po njoftonte se Klan Kosova do të dhuronte 5 mijë euro në lidhje me këtë rast, por formulimi i deklaratës nuk ishte i qartë që në fillim.
“Klan Kosova do të dhurojë 5 mijë euro për të gjitha… për të… në fakt… do të dhurojë 5 mijë euro për të gjitha…”, u shpreh ai, duke përsëritur disa herë fjalët dhe duke tentuar të vijonte komunikimin.
Pamjet e transmetimit tregojnë momentin kur Hamiti ngec gjatë deklaratës, pa arritur të sqarojë menjëherë se për kë ishte menduar kontributi financiar.
Ky episod ndodhi gjatë pjesës së spektaklit ku produksioni i kushtoi vëmendje vrasjes së Arlinda Zekajt dhe pasojave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ndërkohë, “Big Brother VIP Kosova 5” nisi sonte premierën zyrtare, pasi tre konkurrentët e parë kishin hyrë në shtëpi një natë më herët, më 29 tetor.
Pavarësisht këtij momenti, spektakli vijoi me prezantimin e banorëve që do të garojnë në këtë edicion.
Be First to Comment