Skip to content

Vajza nga Drenasi, e cila hyri mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e BBVK 5, kishte rrëfyer në shkurt të vitit 2025, gjatë një interviste për “Prive By LS”, se ishte braktisur nga prindërit biologjikë menjëherë pas lindjes.

Sipas rrëfimit të saj, Shqiponja ishte gjetur në rrugë nga një efektiv policie, kur ishte ende foshnjë e porsalindur. Më pas, ajo u adoptua nga një familje, e cila u kujdes për rritjen dhe edukimin e saj.

Gjatë intervistës, Shqiponja kishte treguar se për shumë vite nuk kishte qenë në dijeni të faktit që ishte e adoptuar. Ajo kishte folur gjithashtu për mënyrën se si e mësoi të vërtetën dhe për marrëdhënien me prindërit që e rritën, ndaj të cilëve shprehej mirënjohëse.

Megjithatë, njohja me historinë e saj nuk e kishte larguar dëshirën për të gjetur familjen biologjike.

Në kohën kur dha intervistën, Shqiponja tregoi se kishte rreth dy vite që kërkonte prindërit biologjikë, me shpresën se një ditë do të mësonte arsyet e braktisjes dhe do të kishte mundësinë t’i takonte.

Ajo foli edhe për mënyrën se si e imagjinonte një takim të mundshëm me ta, pas më shumë se dy dekadash pa pasur asnjë kontakt.

Rrëfimi i publikuar nga “Prive By LS” mori vëmendje edhe për një tjetër zhvillim. Sipas emisionit, publikimi i historisë së Shqiponjës ndihmoi që një nënë dhe vajza e saj, të cilat kishin qenë të ndara për 20 vite, të ritakoheshin.

Tashmë, ajo është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku do të jetojë së bashku me 20 konkurrentë të tjerë, ndërsa historia e saj personale është rikthyer në vëmendje pas hyrjes në shtëpi.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *