Tashmë, gazetari Elton Tozaj ka bërë një deklaratë lidhur me arsyen që, sipas tij, e la artistin jashtë spektaklit.
Në “Radar”, Tozaj ka pretenduar se produksioni kishte vendosur ta përfshinte Feron në listën e konkurrentëve, por ndryshoi planet në momentet e fundit, pas ankesave të shumta që kishin mbërritur lidhur me pjesëmarrjen e tij.
“Në minutë të fundit, BBVK ka larguar Feron si lojtar. Fero është larguar si lojtar për shkak të ankesave të mëdha që ka pasur”, është shprehur gazetari.
Sipas Tozajt, kundërshtimet lidhen me historinë e mëparshme të reperit dhe akuzat për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Gazetari ka theksuar se në këtë vendim mund të ketë ndikuar edhe situata e krijuar në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, ngjarje që ka rikthyer diskutimet publike për dhunën ndaj grave.
“Duke pasur parasysh edhe disa histori që Fero ka pasur me dhunën, duke pasur parasysh edhe situatën e vështirë që ishte Kosova, me vrasjen që ndodhi këto ditë, shumë njerëz, përfshirë edhe ish-bashkëshorten e Feros, Arbenitën, kërkonin që Fero të mos futej, pra të mos ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, duke e justifikuar me pjesën që është i dhunshëm”, ka deklaruar Tozaj.
Kujtojmë se Fero është përballur më herët me procedura penale pas denoncimeve të ish-bashkëshortes. Në vitin 2023 ai u arrestua nën dyshimet për dhunë në familje, ndërsa më vonë ndaj tij janë raportuar edhe akuza të tjera. Këto procedura dhe akuza nuk përbëjnë në vetvete një vendim përfundimtar fajësie.
Vetë Arbenita ka reaguar së fundmi përmes rrjeteve sociale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave.
Ndërkohë, edicioni i pestë i BBVK nisi zyrtarisht më 30 tetor, me 21 konkurrentë, por Fero nuk ishte mes tyre.
Deklarata e Tozajt sjell një tjetër version për mungesën e reperit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai kishte arritur një marrëveshje me produksionin dhe nëse pjesëmarrja e tij është anuluar realisht në momentet e fundit.
Be First to Comment