Skip to content

Në një lidhje direkte me edicionin informativ në Top Channel, Agron Gjekmarkaj

tha për Anila Hoxhën se ata që bënin thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” janë mbështetësit e Arlind Qorit dhe se studentët e dinë që PD është në krah të tyre.

“Nuk janë protestuesit ata që kërkojnë largimin e deputetëve demokratë, janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit. Studentët nuk janë kundër deputetëve demokratë.

PD është një parti e protestës. Studentët nuk janë kundër PD-së. Këtu ka dhe socialistë. Janë njerëz që duan që Edi Rama të dorëhiqet.

Është grupi i Arlind Qorit që përpiqet të imponojë protestën. Ne jemi këtu për ta mbrojtur protestën. Të jemi dëshmitarë që të mos lejojmë dhunën dhe terrorin. Ata i kanë masakruar në komisariate. Jemi këtu për të mbrojtur qytetarët.

Është një grup minorenësh. Nuk mund të jenë 10 veta që të imponojnë vullnetin politik. Është një grup që i shërben qeverisë dhe për të krijuar përshtypjen se ka përçarje në protestë”, tha Gjekmarkaj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *