Skip to content

duke deklaruar se subjekti i tij politik nuk ka asnjë dorë në organizimin apo nxitjen e tyre.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti u shpreh se i ka ndjekur me vemendje përpjekjet për t’ia ngarkuar partisë së tij përgjegjësinë për tubimet në Tiranë.

“Unë kam parë me habi zëra të ndryshëm që janë përpjekur t’ia faturojnë edhe Vetëvendosjes këto protesta që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë. Por, të dashur delegatë të Këshillit të Përgjithshëm dhe aktivistë e anëtarë të tjerë, ne sot jemi forcë qeverisëse dhe nuk jemi forcë protestuese”, deklaroi Kurti.

Pasi vuri në dukje kaluarën e subjektit të tij si lëvizje protestuese, ai nëvizoi se Vetëvendosje nuk ka vepruar kurrë në mënyrë klandestine apo përmes ndërmjetësve për të arritur objektivat e saj politike.

“Edhe kur kemi qenë forcë protestuese, protestave u kemi dalë në ballë vetë dhe kurrë nuk kemi ndenjur anonimë. Nuk e kemi vlerësuar kurrë si të denjë taktikën e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës dhe i kemi ndenjur larg instrumentalizimeve. As nuk kemi pranuar të na instrumentalizojë ndokush tjetër, por as nuk kemi instrumentalizuar të tjerët”, u shpreh ai.

Në vijim të fjalës së tij, ai refuzoi idenë se mes Prishtinës dhe Tiranës mund të ketë konkurrencë ose garë politike e institucionale.

“Ne jemi në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë rivale e motrës së saj. Ne gëzohemi për avancimet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian apo për arritjet e ekonomisë dhe të turizmit në Shqipëri”, deklaroi kryeministri kosovar.

Pavarësisht kësaj, kreu i qeverisë së Kosovës shprehu shqetësim për gjendjen politike e shoqërore në Shqipëri. Ai apeloi për mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi i oligarkisë dhe kërkoi që, përveç hetimit të akteve të dhunës gjatë protestave, të analizohen me kujdes edhe shkaqet rrënjësore që nxitën përplasjet.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *