Lajmi është bërë i ditur nga “Prive By LS”, që ka publikuar edhe pamje të reperit me partneren e tij të re.

Sipas burimeve të emisionit, Azet dhe vajza në fjalë kanë kaluar një pjesë të konsiderueshme të verës së bashku, madje janë parë edhe në Kosovë.
Megjithatë, dyshja ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes publike, duke mos ndarë fotografi apo detaje të përbashkëta në rrjetet sociale.
Pamjet e siguruara nga “Prive By LS” tregojnë afërsinë mes tyre, ndërsa burimet e emisionit pretendojnë se bëhet fjalë për një lidhje që ka kaluar përtej një njohjeje të rastësishme.
Deri tani nuk është zbuluar identiteti i vajzës, ndërsa as Azet nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për raportin e tyre.
Kujtojmë se reperi ka preferuar vazhdimisht ta mbajë jetën private larg mediave, duke u përqendruar kryesisht te projektet muzikore dhe koncertet.
Mbetet për t’u parë nëse artisti do ta konfirmojë vetë lidhjen dhe do të prezantojë publikisht partneren e tij të re.
Be First to Comment