“Burri lidhet për fjalë, kau lidhet për brinash”, është njëra nga shprehjet e përmendura në postim.
Ndër të tjera, ai ka rikujtuar edhe shprehjet: “Fjala e burrit se pesha e gurit”, “Burri për ni fjalë vdes” dhe “Fjalën mbaje mos e ep, po e dhae, mbaje mos e prish”.
Postimi thekson se mbajtja e fjalës është një vlerë e rëndësishme në traditën shqiptare, ndërsa mosmbajtja e saj konsiderohet si cenim i besimit dhe i karakterit të njeriut.
Në pjesën tjetër të postimit thuhet se burri që nuk e mban fjalën e dhënë humb besueshmërinë dhe respektin në shoqëri.
“Burri ku ha bukën s’e përmbys kupën” dhe “Burri e ka ‘po’, ‘po’, ‘jo’, ‘jo’”, janë dy nga shprehjet e tjera të përfshira në këtë mesazh.
Postimi përmbyllet me një vlerësim për rëndësinë e mbajtjes së fjalës, e cila paraqitet si një virtyt që u shërben njerëzve dhe forcon besimin mes tyre.
Postimin e plotë në rrjetin social të Gani Gecit e ka shkruar Rilind Geci.
Be First to Comment