Skip to content

Në një InstaStory të publikuar prej saj, Gimbo shfaqet duke pirë çaj nga një filxhan i personalizuar, mbi të cilin është stampuar një fotografi e çiftit duke u puthur.

Pikërisht ky detaj romantik ka nxitur Selinën të bëjë një batutë për ndjekësit e saj.

Advertisements

“Çajin duhet ta pish në filxhan me foton e dashurisë tënde. Është dorë më një, të nesërmen je në këmbë!!”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin me emoji të qeshurash.

Kështu, një moment i zakonshëm i përditshmërisë është kthyer në një dedikim të veçantë dashurie, duke treguar se çifti vazhdon të shijojë marrëdhënien edhe larg kamerave të spektaklit.

Advertisements

Kujtojmë se historia e dashurisë mes Selinës dhe Gimbos nisi gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP Albania”, ndërsa lidhja ka vazhduar edhe pas përfundimit të formatit.

Në një intervistë për emisionin “Wake Up” gjatë muajit tetor, Selin zbuloi se ajo dhe Gimbo kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë.

Sipas saj, ky hap erdhi krejt natyrshëm, pa qenë nevoja për një vendim të planifikuar më parë.

Ajo tregoi gjithashtu se, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, shtëpia është vendi ku të dy gjejnë kohën për të qëndruar së bashku.

Ndërkohë, postimi i fundit i Selinës është një tjetër moment romantik nga jeta e çiftit, që vazhdon të ndajë me publikun detaje nga përditshmëria e tyre.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *