Skip to content

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka treguar se gëzon një raport mjaft të afërt me opinionistin e “Për’puthen”, duke mos i kursyer fjalët e mira për të.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një bisedë e veçantë që Heidi ka zbuluar se kishte zhvilluar me Drinin.

Sipas saj, në një moment e kishte pyetur nëse besonte te dashuria me shikim të parë.

Përgjigjja e Drinit ishte e shkurtër, por mjaft domethënëse. Ai e kishte parë drejt në sy dhe i kishte thënë: “Po”.

Kjo deklaratë ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth natyrës së marrëdhënies së tyre, e cila prej kohësh është përfolur në rrjetet sociale.

Megjithatë, Heidi ka zgjedhur të mos konfirmojë një lidhje romantike, duke theksuar se mes tyre ekziston një raport shumë i mirë dhe një miqësi e afërt.

“Drinin e kam shumë xhan, kam një marrëdhënie shumë të mirë. Jemi shumë të lirshëm me njëri-tjetrin. Edhe me Erjolën jemi miq dhe kolegë shumë të mirë. I dua të dy, edhe Drinin, edhe Erjolën”, është shprehur ajo.

Pavarësisht fjalëve të ngrohta, ish-banorja e BBVA nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare që do të konfirmonte thashethemet për një histori dashurie.

Kujtojmë se Heidi Baci ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e saj sentimentale, veçanërisht pas lidhjes me Romeo Veshajn, e cila nisi gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP Albania 3”.

Ndërkohë, deklaratat e fundit të Heidit kanë rikthyer vëmendjen te raporti i saj me Drini Zeqon, duke lënë të hapur kuriozitetin e publikut nëse mes tyre ekziston vetëm miqësi apo diçka më shumë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *