Bëhet fjalë për momentin kur Dioni doli për të sfiluar përpara jurisë, ku ndodhej edhe Nora.
Banori u shfaq pa bluzë, duke ekspozuar trupin e tij të formuar, ndërsa mënyra e ecjes dhe siguria që tregoi gjatë sfilatës duket se i lanë përshtypje Norës.
Kamera kapi pikërisht reagimin e saj në momentin kur Dioni po kalonte përpara jurisë. Nora u shfaq me gojën hapur dhe me një shprehje habie, teksa ndiqte paraqitjen e tij.
Ky moment nuk i ka shpëtuar as produksionit, i cili e ka publikuar videon në faqen zyrtare të “Big Brother VIP Kosova” në Instagram, me mbishkrimin: “Dioni lë gojëhapur Norën”.
Sfida e mbrëmshme u dha mundësinë banorëve të prezantonin veten në një situatë ndryshe nga përditshmëria brenda shtëpisë, ndërsa momenti mes Dionit dhe Norës ka qenë një nga ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje.
Be First to Comment