Përmes një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, në rubrikën “Ask Me a Question”, Selin është përballur me pyetje të shumta rreth mundësisë së angazhimit të saj në “Big Brother VIP Albania 6”.
Një pjesë e madhe e ndjekësve ishin kuriozë të dinin nëse ajo do të ishte pjesë e emisionit “Fan Club”, qoftë si moderatore apo si komentatore e zhvillimeve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“A do jesh në Fan Club?”, “Do jesh prezantuese te Fan Club?” dhe “A do jesh në Fan Club për komentet e tua aty për Bigun 6?”, ishin disa nga pyetjet që iu drejtuan vazhdimisht.
Duke parë interesimin e madh, Selin vendosi t’u jepte fund aludimeve me një përgjigje të vetme, të cilën e publikoi në InstaStory.
“OMG. Keq më vjen t’ju them, por JO”, shkroi ajo.
Me këtë përgjigje, ish-banorja bëri të qartë se nuk planifikon të jetë pjesë e “Fan Club” në edicionin e ardhshëm të BBVA.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur kurioziteti për sezonin e gjashtë të spektaklit po rritet dhe ndjekësit janë në pritje të informacioneve për emrat që do të përfshihen në projekt.
Kujtojmë se Selin Bollati u shpall fituese e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ndërsa pas përfundimit të eksperiencës në reality show ka nisur një tjetër kapitull në karrierën televizive.
Ajo tashmë është pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”, ku ka filluar angazhimin e saj si figurë televizive.
Pavarësisht interesimit të madh të fansave për ta parë në “Fan Club”, Selin duket se ka zgjedhur të mos e marrë përsipër këtë rol në BBVA 6.

Be First to Comment