Skip to content

Ai tregon se Rama ka qenë që në fëmijëri një nxënës i veçantë, i cili spikaste jo vetëm për pamjen, por edhe për mënyrën e të menduarit dhe krijimtarinë e tij. Sipas Dukës, hartimet e Ramës ishin aq të ndjera, sa mësueset shpesh përloteshin kur i lexonin.

“Qysh në fillore, në shkollën ‘Alqi Kondi’, Edi ishte ndryshe nga të gjithë. Ishte një njeri që bënte dallimin. Kur shkruante ai, mësueset qanin. Kishte një ndjeshmëri dhe thellësi që nuk e gjeje te të tjerët,” – tha Duka.

Ai shton se frymëzohet edhe sot nga piktura e Ramës dhe e vlerëson për stilin e tij abstrakt dhe të pazakontë. Madje, kujton edhe një episod nga koha e zborit, ku Rama kishte vizatuar një plak, por në mjekrën e tij kishte fshehur dy luftëtarë spartanë – një detaj që nuk dukej menjëherë, por duhej ta shpjegonte vetë.

“Unë nuk pata mundësi të ndiqja shkollën e arteve. Ishte shumë e vështirë atëherë, duhej të kishe miq. Rama nuk kishte nevojë për miq për të ecur përpara,” – shprehet ai.

Duka rrëfen se ai ishte në Shqipëri kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës dhe vendosi të largohej nga vendi. Ndërsa Rama, sipas tij, qëndroi, luftoi dhe ia doli.

“Unë ika. Rama qëndroi dhe ia doli. E bëri këtë vend. Ndaj them se Rama është fati i këtij populli,” – përfundon ai.
Ferdinand Duka ndodhet aktualisht në Shqipëri për të promovuar librin e tij të parë, “Fati”, të cilin e prezantoi në studion e emisionit “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *