Ata refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët dhe u kërkuan të largoheshin me thirrjet “Ik, ik, ik!”.
Mes thirrjeve u dëgjuan edhe “Poshtë sekretari i partisë”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Vdekje tradhtarëve”.
Në përplasjen me demokratët, disa protestues akuzuan PD-në se po përpiqej t’ua merrte protestën. “Këta duan të rrëmbejnë protestën si në ’90.
Ne jemi kundër klasës së vjetër politike, Ramës dhe Berishës”, tha një protestues, i cili më pas u shty nga militantët e PD.
Ai tha se kundërshtimin e kanë me deputetët e PD-së dhe jo me demokratët.
Be First to Comment