Skip to content

Gjithçka nisi gjatë një loje me panelistet, ku Jonida Maliqit iu kërkua të përmendte një artist që, sipas saj, është i mbivlerësuar. Pa hezituar shumë, ajo përmendi emrin e Rozana Radit, duke sqaruar se e vlerëson për talentin si poete dhe aktore, por jo për aftësitë e saj vokale.

“E di ku më shkon mendja? Te një vajzë që ka qenë pjesë këtu, e këtij paneli në një nga sezonet. Sigurisht që e vlerësoj për artisten që është, për poeten, për aktoren që është. Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim dhe ajo është Rozana Radi. Me gjithë respektin për artisten që është, por për pjesën vokale si këngëtare”, u shpreh Maliqi.

Deklarata nuk kaloi pa u vënë re nga Rozana, e cila zgjodhi t’i përgjigjej përmes një postimi në rrjetet sociale. Pa përmendur drejtpërdrejt emrin e Jonidës, ajo përdori një ton ironik, duke iu referuar vëmendjes që kishte marrë videoja e deklaratës.

“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi Radi.

Me këtë reagim, Rozana duket se i është referuar videos së publikuar në faqen zyrtare të emisionit, e cila ka kaluar 200 mijë klikime.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *