Gjatë një bashkëbisedimi virtual në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta të ndjekësve, Hati u pyet nëse do të pranonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Prej kohësh, emri i saj është përmendur nga ndjekësit si një prej personazheve që do të dëshironin ta shihnin në këtë reality show.
Por këtë herë, influencerja ka vendosur të sqarojë publikisht qëndrimin e saj.
“S’më përshtatet si format, ama do e kisha fitu po të isha në kushte të tjera”, është përgjigjur Hati, duke e shoqëruar deklaratën me humor.
Me këtë përgjigje, ajo ka lënë të kuptohet se pjesëmarrja në “Big Brother VIP Albania” nuk është në planet e saj, pasi nuk e konsideron formatin të përshtatshëm për veten.
Megjithatë, ajo nuk ka ngurruar të shprehë vetëbesimin e saj, duke deklaruar se në rrethana të tjera do të kishte qenë në gjendje ta fitonte spektaklin.
Deklarata e saj ka rikthyer vëmendjen te mundësia për ta parë një ditë brenda shtëpisë së BBVA, ndonëse për momentin Hati duket se nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e këtij formati.

Be First to Comment