Skip to content

E tillë është edhe historia e Saranda Teresa Bruno, e cila ka rrëfyer me detaje jetën e saj pas një aksidenti të rëndë, që nga parandjenja rreth një muaj më parë, e deri tek momenti kur ajo ishte në komë.

Në një intervistë për Vizion Plus, Saranda rrëfen se gjatë kohës që ishte në koma, u takua në një kopsht me lule të bukura me gjyshërit, babain dhe xhaxhain që i kanë ndërruar jetë. Ajo më pas shton se ka ndjerë praninë e Jezu Krishtit, Shën Maries dhe Shën Nënë Terezës, e cila i jepte ujë për t’i shuar etjen.

Rrëfimi i veçantë i Saranda Teresa Bruno:

Unë e përjetova vdekjen. Një muaj para se të më ndodhte aksidenti tragjik në Zvicër, kisha imazhet e babit tim të ndjerë, të axhës që vinin dhe më thonin se nuk mund të bënin më shumë për mua.

Në një moment i thashë motrës që të preva biletën dhe i thashë ose hajde ose jo, unë do vdes. Burri i motrës i thotë që Saranda ka parandjenja dhe shko.

Motra erdhi dhe 1 javë kemi dalë dhe u kënaqëm, në 21 mars 2012 kaluam pranë varrezave dhe i thash motrës nëse më ndodh gjë më varrosni këtu.

Në 22 mars përcolla motrën. Në 23 shkova pash një film që fliste për një person që ishte në karrocë dhe i thash mikut tim, nëse më ndodh diçka, unë asnjë minutë nuk do rri në karrocë.

Në 24 mars bëra provimin dhe u thashë profesorëve që nuk mund të rri më shumë se kam punë në kompani dhe mora makinën Smart për tu kthyer.

Telefonatën e fundit e kam pasur me një mi dhe i kam thënë do bëj sot darkën me karkaleca deti sepse përfundova provimin. Në 12:30 kam folur dhe në 12:48 isha në autostradë dhe kam bërë 3 rrotullime. Në rrotullimin e 4-t makina ime gjendet në rrugë. Pas meje në autostradë ishin ambulanca dhe zjarrfikëset.

Më nxorrën të pavetëdijshme nga makina. Truri im ka qëndruar 3 minuta pa oksigjen.

Në këtë moment kam ndjerë prezencën e dy engjëjve që morën shpirtin time ngritën lart më dërguan në një kosht, po them kopshti i Adamit dhe Evës, ishte shumë i bukur dhe në një moment gjendem në kopshtin e gjyshit tim në Podujevë.

Aty më dalin dy gjyshërit e mi, hapin varrin tim, vjen babi, vjen axha, dhe engjejt më shtrijnë përballë një drite që ishte shumë e fortë dhe nuk arrija të shihja çfarë kishte pas saj dhe koka ime mbështetet në prehrin e Jezusit, në krah të djathtë kisha Shën Marian dhe në krahun e majtë kisha Shën Nënë Terezën që i thosha kam etje. Gjatë kohës që isha në koma, ajo më hiqte etjen me ujin që e merrte tek drita e bardhë.

Unë ngela tetraplegjike A as shpresë dhe në koma, pas një operacioni që zgjati 3 ditë. Kur mjeku u thotë familjarëve që nuk ka asnjë shans të dalë nga koma, motrat e mia i përgjërohen mjekut dhe i thonë ti lënë 10 minuta kohë të përshëndeten me mua dhe aty ishin nëna ime dhe vajza ime 6 vjeçe. 1 në 1 milion mund të dilte nga koma dhe nuk do u njoh më.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *