Skip to content

Ky do të jetë operacioni vendimtar për shikimin tim, një sfidë shumë e madhe në jetën time. Me besimin te Zoti, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.

Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen, mesazhet dhe lutjet!”, shkruan Vishkulli.

28-vjeçari nga Elbasani, u plagos me plumb gome në sy para dy javësh në protestën kombëtare që u mbajt në Tiranë, e thirrur nga të rinjtë dhe eksponentë të Partisë Demokratike. Plagosja e tij i shokoi të gjithë, pasi ai u shfaq në mes të turmës i gjakosur në syrin e majtë.

Pas ndërhyrjes së kryer me sukses, në spitalin Gemelli në Romë, Erjon Vishkulli doli nga ambientet e spitalit të enjten e kaluar, më 29 tetor, nga ku ndau një foto përbri të cilës shkruajti: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur.

Të mërkurën e ardhshme, më 11 nëntor, Erjoni do t’ i nënshtrohet operacionit të radhës në të njëjtin spital,  ndërhyrje përmes së cilës shpresohet t’i shpëtohet shikimi në syrin e majtë të 28-vjeçarit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *