Skip to content

Pa hezituar, shqiptari ndërhyri në momentin kritik dhe arriti ta kapte të riun nga këmbët, duke ndihmuar në parandalimin e rënies së tij dhe duke i shpëtuar jetën.

Sipas informacioneve të bëra publike, i riu pësoi vetëm lëndime të lehta, ndërsa ndërhyrja e Ballaqenit u vlerësua si një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe solidariteti.

Gjesti i tij mori edhe vëmendjen e kryebashkiakut të Gambassi Terme, i cili e falënderoi publikisht shqiptarin për ndërhyrjen. Po ashtu, u bë e ditur se do të shqyrtohet mundësia e dhënies së qytetarisë së nderit për Ballaqenin, në shenjë mirënjohjeje për veprimin e tij.

Rasti është një shembull i solidaritetit dhe humanizmit, duke treguar se një ndërhyrje në momentin e duhur mund të bëjë diferencën mes jetës dhe tragjedisë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *