PEJË — Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e cila u vra mizorisht nga kunati i saj në Pejë, është dërguar në një qendër strehimore në Kosovë pas një ndërhyrjeje që shkaktoi reagime të ashpra në opinionin publik. Prokuroria Themelore në Pejë konfirmoi se i mituri është larguar nga familjarët për t’u vendosur nën mbrojtjen e shtetit.
Vendimi erdhi si pasojë e vlerësimit të sigurisë dhe gjendjes së tij të rënduar emocionale pas humbjes së nënës.
Mënyra se si u realizua ky largim ka nxitur kritika të mëdha ndaj Policisë së Kosovës dhe Qendrës për Punë Sociale (QPS).


Be First to Comment