Pretendime për një incident të mundshëm gjatë ushtrimeve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë ngritur pikëpyetje lidhur me sigurinë dhe rrethanat e një ngjarjeje që dyshohet se ka ndodhur disa ditë më parë.
Sipas informacioneve të publikuara nga Gazeta Sinjali, burime brenda FSK-së kanë ngritur pretendime se një pjesëtar i kësaj force mund të ketë pësuar plagë nga arma e zjarrit gjatë zhvillimit të një ushtrimi ushtarak.
Megjithatë, deri në këto momente, informacionet e tilla nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe mbeten në nivelin e pretendimeve që kërkojnë verifikim.


Be First to Comment