Një zhvillim i ri po tërheq vëmendjen e publikut lidhur me daljen e Behares nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Sipas pretendimeve që po qarkullojnë, dokumenti i publikuar lidhet me situatën familjare të Behares dhe shqetësimet për vajzën e saj, e cila jeton në Zvicër.
Në raport përmendet se vajza dyshohet se është përballur me bullizëm në shkollë. Madje, sipas përmbajtjes së pretenduar të dokumentit, ajo ishte ankuar për dhimbje koke dhe dhimbje barku, duke ngritur shqetësime për gjendjen e saj emocionale dhe fizike.
Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta, pasi bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme që prek edhe familjen e Behares.
Tashmë lindin shumë pyetje: A është pikërisht kjo arsyeja që çoi në largimin e Behares nga BBVK? A ishte situata me vajzën e saj vendimtare për këtë vendim?
Deri më tani, pretendimet e përmendura në dokument nuk përbëjnë konfirmim të pavarur të ngjarjes dhe mbetet të pritet një sqarim zyrtar.
Çfarë mendoni ju? A duhet Beharja të largohej nga loja për të qenë pranë vajzës së saj?

Be First to Comment