Skip to content

Edita Abazi, e cila tashmë është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, po rikthen në vëmendje një histori të bujshme nga e kaluara e saj.

 

Para disa vitesh, Edita kishte deklaruar publikisht se kishte mbetur shtatzënë nga reperi i njohur Noizy. Kjo deklaratë në atë kohë kishte shkaktuar reagime të shumta dhe kishte marrë vëmendje të madhe në mediat rozë.

Megjithatë, historia nuk përfundoi me kaq. Pas një kohe, Noizy reagoi duke i mohuar këto pretendime. Ai kishte deklaruar se nuk e kishte marrë kurrë seriozisht raportin me Editën dhe se ajo nuk kishte qenë asnjëherë shtatzënë me të.

 

Deklaratat e kundërta mes tyre kishin nxitur diskutime të shumta në publik, ndërsa tani, me hyrjen e Editës në BBVK, kjo histori e vjetër mund të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Mbetet të shihet nëse Edita do të flasë për këtë temë brenda shtëpisë dhe nëse do të japë detaje të tjera rreth historisë që dikur bëri bujë në mediat rozë.

Video Player

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *