Në një Instastory të publikuar së fundmi, Floriana shfaqet pranë partnerit të saj, ndërsa fotografinë e ka shoqëruar vetëm me një zemër. Një postim i thjeshtë, por që ka marrë vëmendje pikërisht për faktin se Enisi shfaqet rrallë në profilin e saj.
Enis Daci është avokat dhe e ka zhvilluar karrierën e tij në Gjenevë. Edhe historia e njohjes së çiftit është e veçantë, pasi kontakti i tyre i parë ka nisur në LinkedIn.
Floriana ka treguar më herët se Enisi i kishte dërguar fillimisht një mesazh në platformën profesionale. Pas rreth një muaji komunikimi intensiv, të dy vendosën të takoheshin për herë të parë në Itali dhe njohja më pas u kthye në një marrëdhënie.
Çifti u fejua në vitin 2017 dhe po gjatë atij viti Floriana konfirmoi martesën e tyre. Më pas ajo u zhvendos në Gjenevë, ndërsa sot Floriana dhe Enisi janë prindër të dy fëmijëve, Adias dhe Priamit.
Pavarësisht se Floriana ka qenë prej vitesh një figurë e njohur për publikun shqiptar, bashkëshorti i saj ka qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes mediatike. Edhe në rrjetet sociale, daljet e tyre së bashku kanë qenë të rralla.
Pikërisht për këtë arsye, fotografia e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re, duke sjellë një prej atyre momenteve të pakta kur Floriana zgjedh të ndajë me publikun një pjesë nga jeta e saj në çift.

Be First to Comment