Skip to content

Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve dhe zotëron edhe një biznes për makina me qira.

Njëkohësisht policia po kryen dhe kontrolle në banesën e tij ku i është gjetur dhe një armë zjarri, për të cilën nuk disponon leje përkatëve. Policia është sinjalizuar për vendndodhjen e tij pasi është denoncuar nga partnerja, e cila ka pretenduar se është dhunuar prej tij.

I arrestuari nuk është emër i panjohur për policinë. Në korrik të vitit të kaluar, në derën e garazhit në pronësi të tij, shpërtheu një sasi tritoli. Ndërkohë në 2024, ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga vetë ai përmes mashtrimit.

Gjithashtu, ai është dyshuar dhe si pronari i automjetit tip Benz ku u ekzekutuan Gilmando Dani e Muçi Shaljani në Rinas. Por, në atë kohë, ai doli me reagim publik ku mohoi akuzat duke thënë se automjeti është në pronësi të kompanisë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *