Konjufca tha se LVV-ja tashmë i ka emrat e mundshëm për president, por se ata nuk mund të bëhen publikë në këtë fazë, pasi sipas tij kjo do ta dëmtonte procesin e negociatave.
“Lëvizja Vetëvendosje është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat për president i kemi, por nuk mund t’i ndaj këtu me ju, sepse pastaj procesi i negociimit do ta humbte kuptimin”, tha Konjufca.
Ai shtoi se pret që edhe LDK-ja së shpejti të jetë e gatshme për bisedime, duke përmendur deklaratën e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, se gjatë kësaj jave pritet të zhvillohet një takim.
Sipas Konjufcës, Kurti ende nuk ka marrë një ftesë apo njoftim konkret lidhur me ditën kur mund të zhvillohet takimi.
“Ne jemi në pritje që kjo të ndodhë. Kur të ndodhë, mendoj se do të jemi shumë afër marrëveshjes për presidentin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Konjufca, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Be First to Comment